Shtrëngohen masat, nis arrestimi i personave që thyejnë karantinën prej Covid-19

OBSH është e shqetësuar për përhapjen e variantit Omicron dhe rrezikshmërinë e tij. Zyrtarë të organizatës deklaruan që varianti i ri është 500 herë më infektues dhe mund të riinfektojë personat që e kanë kaluar sëmundjen. Ditën e premte në aeroportin e Amsterdamit u zbuluan 13 persona të infektuar me Omicron që udhëtonin nga Afrika e Jugut.

Këta qytetarë u karantinuan në një hotel pranë aeroportit, por ditën e djeshme një çift u arratis nga ambientet e hotelit. Të dy të infektuarit u ndaluan nga forcat policore në momentin që avioni i tyre po nisej drejt Spanjës. Çifti pas arrestimit iu dorëzua autoriteteve shëndetësore.

Qeveria holandeze aplikoi një lockdown mëngjesin e të dielës, për shkak të rritjes së infektimeve dhe shqetësimit për variantin e ri. Njësitë e shërbimit do mbyllen më herët dhe nëpër shtëpi do lejohet një numër i kufizuar vizitorësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkollat dhe universitetet do rrijnë hapur gjatë kësaj kohe. Vendimi i autoriteteve u prit me protesta të dhunshme. Në Holandë deri tani kanë humbur jetën 20,000 persona prej virusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?