“Shtrëngoje fort këtu”/ Policia arreston gjyqtarin e Fierit

Pas transmetimit të video regjistrimit ku gjyqtari i Fierit, Roland Hysi kërkonte rryfshet e marrëdhënie seksuale nga një nënë e divorcuar me qëllim dhënien e kujdestarisë së fëmijës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda njoftoi sot nisjen e procedimit penal ndaj tij.

Ndërkaq, policia njofton se pasditen e sotme gjyqtari i Fierit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i Policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë kryen ekzekutimet e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë Nr.5, datë 09.01.2019 e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit: – R.H., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier; – E.M., 28 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ata ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i Plotë i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, duke u nisur nga pamjet filmike të transmetuara në datën 08.01.2019 në emisionin “Stop” të televizionit “Klan”, kryesisht, ka rregjistruar proçedim penal për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësisë penale të personave të përfshirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?