Shtrenjtohen çmimet edhe gjatë muajit korrik

Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë para për të njëjtat produkte që kanë blerë gjatë muajit korrik. INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit ku rritjen më të madhe e ka pësuar nëngrupi ushqime dhe pije alkoolike me 1,18%.

Ndërkohë  çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,3 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 2,7 %.Kjo situatë vjen në një kohë që prodhimi në vend është në pikun e vet. Sipas tregtarëve disa produkte janë shtrenjtuar me rreth 20 deri në 100 lekë.

Spinaqi ka pësuar rritjen më të madhe e ndjekur nga sallata, domatja dhe trangulli. Qytetarët ankohen për çmimet ndërsa theksojnë se mundohen të blejnë aty ku janë më lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por përtej rëndesës që kanë sjellë në xhepat e qytetarëve, rritja e çmimeve këtë vit po çon inflacionin drejt objektivit të Bankës së Shqipërisë. Nga të dhënat e INSTAT, konstatohet se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,3 %, teksa objektivi i Bankës së Shqipërisë është 3%.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?