Shtuni: 670 shqiptarë luftuan për ISIS, rrezik edhe gratë

I ftuari i parë në sezonin e tretë të emisionit ”Passport” në ”RTV Scan”, ishte eksperti i sigurisë dhe diplomacisë Adrian Shtuni, i cili pak kohë më parë ka publikuar një raport të detajuar për fenomenin e luftëtarëve të huaj, apo shqiptarëve që ju bashkuan luftimeve të ISIS pak vite më parë. Shtuni ndalet në të dhëna konkretë duke thënë se në Shqipëri janë kthyer 45 nga këta luftëtarë ndërsa numri total i shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut që hskuan për të luftuar në Siri dhe Irak, shkonë në 670. Madje ka parur nga ata që kanë shkuar të luftojnë edhe në Ukrainë. Sipas tij rrezikshmëri nuk paraqesin vetëm burrat por edhe gratë pasi një pjesë kanë ikur duke marrë edhe fëmijët pa marrë aprovimin e familjarëve. Duke folur për ”Passport”, Shtuni thotë se autoritetet duhet të jenë të vemendshme, pasi ka rrezik nga luftëtarët që janë kthyer në Shqipëri.

Intervista e plotë

Sa është numri i luftëtarëve te huaj, me origjinë nga Shqipëria?

Është çëshje komplekse, por duhet të specifikojmë diçka, ata që kanë shkuar nuk jane të gjithë luftëtarë. Sepse ka një ngatërresë në mënyrën se si përllogariten numrat. Grupi nuk është homogjen, ka gra ka fëmijë, ka nga ata që kanë shkuar për emigrim që quhen “hijra”. Gjithsesi nëse jemi duke folur për numrin e shqiptarëve etnik nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, apo edhe diaspora që shkuar për të luftuar, kemi aktualisht 670 persona. Por këtu nuk përfshihen individët që kanë lindur atje. Ndërsa numri i atyre që kanë lindur atje është rreth 150, por është shumë e vështirë ta përcaktosh me saktësi. Përveç shteteve të sipërmendura ka shqiptarë nga Serbia, Mali i Zi, apo diaspora.

Nga cila zonë e Shqipërisë është numri më i madh nëse ka të dhëna?

Tirana dominon për arsye demografike, sepse jemi duke folur për një numër të madh banorësh. Elbasan, Librazhd dhe Pogradec, ky ështe aksi kryesor. Kemi edhe nga zonat e tjera por numrat janë më të vegjël.

Pjesa më e madh e tyre ku kane shkuar në Siri apo edhe shtet të tjera?

Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar në Siri, por edhe në Irak. Tranzit kanë shkuar nëpërmjet Turqise, duke filluar nga viti 2012, dhe ka vazhduar deri në 2014-2015. Më parë kanë shkuar edhe në Libi, por numri është shumë i vogël. Nuk përjashtohet, të kenë shkuar edhe në zona të tjera luftimi por nuk ka të dhëna. Ka edhe që kanë shkuar në Ukrainë, por ai është një konflikt tjetër.

Kemi edhe në lajme dhe në internet, që këto grupe kanë qenë shumë agresive, çfarë mund të themi sa agresive jane, nëse mund të përcaktojmë një nivel?

Këto janë grupe që përdorin si luftën konvencionale por edhe luftën jo konvencionale. Përdorin armë, dhune ekstreme ndaj civilëve, pa diskriminuar. Silme terroriste, por edhe genocid ndaj etnisë Jazidi, që është targetuar për shfarosje. Nuk bëjnë diferencë, sepse nëse një individ bën pjesë në një organizatë si kjo, sjelljet dhe qëllimet e tij janë në përputhje me qëllimet e organizatës. Nuk mund të ndahen, janë më pak apo më shumë. Por janë organizata terroriste, me qëllime terroriste, kështu që rrezikshmëria e këtyre individëve është në përputhje me atë të organizatës.

Ata kanë bërë edhe genocid ndaj etnive të ndryshme. Por duhet ti diferncojme, jo të gjithë kane luftëtarë, apo luftëtarë aktivë. Rrezikshmëria eshtë tjetër gjë. Ata që kthehen përbëjnë rrezik, rrezik social dhe sigurisë kombëtare. Por rrezikshmëria në parim është e padiskutueshme, sepse nëse ke marrë pjesë në një organizatë terroriste, ti je individ që i intereson organeve ligjzbatuese dhe do të kesh një dosje diku dhe do të ndiqesh.

Sa i përket kërcënimit, nuk është statik. Ka njerez që kanë një shkalle shumë të lartë kërcënimi dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe ka njerëz që kanë një shkalle kërcënimi më të ulët por që ngrihen gradualisht në varësi të aktivitetevr që ka dhe anasjelljtas. Që do të thotë se do punë të jashtëzakonshme nga autoritetet ligjzbatuese për monitorimine tyre. Këtu dalim në një pikë tjetër që nuk diskutohet shumë. Jemi marrë shumë me luftëtarët e huaj, me personat që kanë shkuar.

Nuk jemi marrë me personat që nuk kanë shkuar. Por që gjithsesi janë pjese e strukturave që i kanë radikalizuar, që i kanë rekrutuar, mobilizuar këta individ ëë kanë shkuar. Sepse këta individ që kanë shkuar, nuk kanë lindur nga vakumi, nuk janë kokra mollësh që janë materializuar automatikisht por janë frut i pemëve që janë mbjellë shumë kohë me parë.

Çfarë po ndodh në aktualisht në Siri, si është situata atje?

Në Siri është duke u zhvilluar një nga luftërat më kompelekse që pas luftës së 2-të Botërore, që në gjenezë është civile. Lindi nga konflikti interesit nga grupe brënda për brënda Sirisë, por u transformua në një konflikt pothuajse ndërkombëtarë. Pasi ka ndërhyrje të aktorëve ndërkombëtare, shtete konkrete si psh, Rusia, Turqia, Irania. Luftojnë forcat e armatorusa të Sirisë, që mbështesin Presidentin Asad.

Po ashtu është Rusia që mbeshtet krahun e Asadit, vijimësinë e pushtetit të tij. Kanë mbështetje financiare, politike në gjithë dimensionet. Pastaj kanë mbështetjen nga Hezbollah, një grup tjetër ekstremist terrorist shia, që janë nga Libani. Këta janë duke ofruar ndihmë me trupa dhe duke luftuar aktivisht. Pastaj janë krahu tjetër, organizata si ISIS terroriste, e kanë humbur territorin që kanë parur por vazhdojnë të jenë aktiv. Sipas disa raporteve të OKB, mendohej se ishin diku rreth 15-20 mijë, një pjesë janë zhveshur nga uniforma ushtarake por janë aktivë në forma të tjera.

Ka organizata të lidhura me Al Kaedën, por edhe Kurdët të cilët janë YPG, që luftojnë në pjesën veri lindore. Po ashtu është ushtri e Turqisë që ka ndërhyrë në pjesën veriore. Po ashtu ka ndërhyrje nga Izraeli që ka bërë bombardime ne zonat kufitare, apo ShBA që drejton koalicionin kundër shtetit Islamik. Është pak komplekse dhe ka shumë nuanca.

Për tu rikthyer te raporti juaj, a janë të rrezikshëm luftëtarët e huaj, apo edhe familjarët e tyre?

Shqipëria ka një problem më të vogël proporcionalisht krahasuAr me vendet e rajonit. Dhe numri është më i vogël, numrin më të madh e ka Kosova, Maqedonia edhe Bosnja dhe e fundit Shqipëria. Sa i përket të kthyerve Shqipëria ka një numër relativish të vogël, rreth 45 të kthyer nga të cilët 30 janë meshkuj të moshëz ushtarake që kanë qenë aktivë në fushat e betejës. Kanë pjesë në luftime me grupe të tjera të konsideruara terroriste.

Automatikisht nëse ke qenë në një organizatë terroristë apo ke mbështetur një organizatë terroriste automatikisht këta persona përbëjnë rrezikshmëri. Se në çfarë niveli, duhet matur sepse nuk është statik. Çdo vend ka agjensitë e tij që bën vleresimin. Por duhet të jemi të qartë, nuk duhet të ketë diferencime mes burrave dhe grave. Sepse përbëjnë rrezikshmëri.

Terrorizmi nuk funksionon me kufi. Pak më parë psh është arrestuar një shtetas rus me këto akuza. Ballkani ka qenë zonë tranzite, që nuk do të thotë se problemi kufizohet te nenshtetasin e Shqipërisë. Plus po të marrim parasysh sulmin e pregatitur por që me pas u parandalua nga agjensitë ligjzbatuese në bashkëpunim me partnerët, kam fjalën për sulmin e pregatitur nga Kombëtares së Izraelit. Por të shikosh kompotentët, të angazhuar dhe pregatitur këtë sulm, kryesisht nuk kanë qenë shtetas shqiptar. Terrorizmi nuk funksionon në bazë të kufijë politikë, por transnacional.

Pranimi i këtyre personave, pasi janë kthyer nga lufta. Disa shtete si BM ju ka anulluar edhe shtetësinë, duke mos i pranuar. Si do e vleresoni vendimin e Shqipërisë për ti pranuar, a është një vendim që mund të ketë pasoja?

Duhet të bëjmë diferencës, për çfarë jemi duke folur. Të kthyerit në Shqipëri janë diku te 45, por duhet të bëjmë diferencimin sepse nuk janë të riatdhesuar. Janë që janë kthyer vetë, diku mes 2014-2015, dhe nuk ka parur ligje që i penalizonin. Mund të ketë dallime, por po flas përgjithësisht. Shqipëria nuk i ka riatdhesuar, dhe ka qenë në linjë me shtetet europiane në dalilim nga Kosova.

Kosova ka bërë riatdhesimin e diku 110 personave. Maqedonia e Veriut diku te 7 luftëtarëve, Bosnja vetëm 1 luftëtarë. Shqipëria nuk e ka bërë riatdhesimin. Që do të thotë se është një proglem që duhet të marrë zgjidhje në të ardhmen. Riatdhensimi duhet të priritarizohet te fëmijët. Sepse nuk kans shkuar me vetëdije, por janë viktima. Pra mund të riatdhesohen dhe të punohet me ta, duke shpresuar se do të rehabilitohen dhe riintegrohen. Por varet nga qëndrimi i prindërve, sepse nuk mund ta bësh pa dëshirën e tyre, përvecse ata vendosin ta pranojnë.

Shtete si Belgjika, Franca, Norvegjia etj, kanë riatdhesuar fëmijët pa prindër. Ndërsa shtetet e tjera nuk po pranojnë. Por aq më shumë rrinë aty, aq më e vështirë bëhet rehabilitimi, sepse dikur do të kthehen. Nuk mund të debatohet sepse nuk do të rrinë atje përgjithmonë.

Dua tju pyes për situatën që ndodhi gjatë asaj periudhe, si ka mundësi u ça rrjeta, ka qenë një neglizhencë nga agjensitë ligjzbatuese apo ishte një organizim mjaft i mirë?

Nëse jemi duke folur për Shqipërinë. Ka një problem realtivisht të vogël, por jo të vogël po ta krahasojmë më Europën. Nuk ka ndodhur problemi sa hap e mbyll sytë. Nuk ka qenë një problem i izoluar, por i materializuar pas një pune të gjatë që kanë bërë organizatat të cilat e kanë mbjellë në mënyrë sistematike këtë ideologji, totalitare dhe të rrezikshme, e cila ka vepruar dhe vazhdon të veprojë. Sepse ti mund ta marrësh territorin e shtetit islamik, por të shbësh një ideologji, kërkon një kohë dhe dedikim shumë të gjatë dhe burime për ta bërë. Ka patur disa elemente që padyshim kryesori ka qene ideologjia. Për mendimin tim, nëse nuk do të ishte penetrimi nga ana e kësaj ideologjie sepse po të ishte ndryshd sdo e kishim më përpare.

Mund të themi është e lidhur me çështje ekonomike, sociale, unë i kuptoj ato deri diku, por Shqipëria ka qenë më keq seç ka qenë më përpara si në 2012, kur iken këta. Pra nuk kane shkuar atje për shkak të fukarallëkut apo formimit. Po ti ndjekësh këta individ ishin mjaft artikuluar dhe të qartë pse po shkonin, dhe e bënin shpesh daljen në mediat sociale dhe e tregonin fare qartë pse kanë shkuar. Ata e dinin dhe skanë shkuar aksidentalisht. Po ashtu edhe gratë, nuk duhet të mendohet se kanë qenë viktima dhe kanë shkuara se i kanë marrë burrat me zor.

Ka patur gra që kanë shkuar pa e pyetur burrin fare. Madje kanë marrë edhe fëmijët. A ka parur një lëshim? Po, por jo në sensin e tolerimit. Më shums ka patur mungesë vëmendje, mungesë njohurie dhe ka ndodhur që nuk është kufizuar hyrja e organizatave që kanë bërë këtë rekrutim. Por jo për ti shfajësuar, por kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera që kanë kapacitete edhe më të mëdhaja. Që do të thotë se një rrezik që duhet të jesh vigjilent dhe nuk duhet të zerë gjumi.

Doja të ndalesha te një fenomen të ri, ekstremizmi i djathtë ose terrorizmi i djathtë, rasti i Zelandës së Re më i fundit. Si do e gjykoni këtë fenomen, pasi në nje artikull të the economist, shkruhej se po shkon drejt barazimit të shifrave në viktima?

Fenomeni nuk është i ri, por fokusi është kushtuar nga militanzmit religjoz fetar. Për mendimin tim, ky është një problem mjaft i hapur dhe i rrezikshëm. Nuk duhet të fokusohemi betëm te ekstremizmi fetar, sepse ka patur një përqëndrim unik ndaj këtij faktori. Pot po të shikojmë ekstremistët e djathtë, supremacistët e djathtë e të bardhe, edhe në Amerikënapo në vende të tjera. Pra nuk duhet të fokusohemi vetëm te një forme e terrorizmit. Por të fokusohemi te të gjithat format e ekstremizmit të dhunshëm, sepse ato ushqejnë njëra tjetrën. Ende ka një ekstremizëm islamik, por që automatikisht aktivizon ekstremizmin e djathtë, që janë qoftë si kundër reagime, si në Zelandën e Re, Norvegji ka patur. Duhet të trajtohen në të njëjtën kohë.

Në optikën tuaj, a ka një recetë për të parandaluar terrorizmin në të ardhmen?

Unë nuk mund të japë një recetë për parandalimin, sepse çdo vend ka specifikat e veta unike. Por duke qenë se unë jam nga Shqipëria, e njoh mjaft mirë. Mund të japë disa sugjerime. Shqipëria e ka ndryshuar kuadrin ligjor. E ka sanksionuar me ligj duke e konsideruar krim, për atë që shkojnë të luftojnë dhe kjo është një gje e mirë. Ka ngritur një qëndër, që merret edhe me ngritjen e kapaciteteve, që për mendimin tim duhet të ketë më shumë fonde, shumë më të mëdhaja, në mënyrë që puna parandaluese të jetë më sistematike.

Parandalimi, është shumë më i mirë se sa çdo lloj shërimi metaforikisht që mund të bësh më vonë. Pra duhet shumë punë me shkollat, shumë punë me rininë. Pasi janë grupe të caktuara demografikisht që kanë shkuar nuk ka një shpërndarje harmonike. Pra janë më tepër midis 20-30 vjeç që kanë shkuar për të luftuar. Të punohet më tepër me të kthyerit, me plane strategjike specifike se si duhen trajtuar. Sepse janë kthyer 45 pot janë dyfishimi atyre që pritet të kthehen, duke përfshirë edhe fëmijët. Dhe ata janë sfida më afatgjatë, sepse do kërkojnë punë etj.

Dimensioni tjetër duhet të jetë rajonal, sepse siç e përmenda terrorizmi nuk është i kufizuar nga kufijtë. Ti mund të bësh punë sa të duash por nëse të vjen tranzit ke lënë një vrimë nga të është futur. Prandaj kërkon një koordinim rajonal, dhe punë me specifike në këtë drejtim. Nuk ka kapacitete të mjaftueshme, prandaj unë e shikoj të rëndësishme edhe një ndihmë nga BE, financiarisht dhe në ngritjen e kapaciteteve që do merren me parandalimin, qoftë në burgje ose jashtë njerëzit që janë dënuar për aktivitete terroriste.

SHKARKO APP