Shtyhet gjyqi, Shkëlzen Berisha: Radha e Ballës që të dënohet

Shtyhet sërish gjyqi për padinë e Shkelzen Berishës ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Shkak është bërë mosparaqitja në Gjykatën e Tiranës për të tretën herë radhazi e prokurorit të çështjes. Jashtë gjykatës, Shkelzen Berisha, tha se Balla është shpifës i përsëritur dhe se është rradha e tij që të dënohet.

“Ky është dënim penal, është gjyq penal nuk është gjyq civil. Sigurish që në një gjyq penal, dënimi do të jetë më i vogël sesa në një gjyq civil. Gjëja e mirë ishte se para një javë, para disa ditësh patë sesi kolegu i zotit Balla, Romeo Karaj  u dënua për shpifje për akuzat e hedhura gjatë kohës që zhvillohej komisioni hetimor parlamentar. Tani është radha e Ballës që të dënohet për veprën penale të shpifjes. Pas gjyqit penal do hap një tjetër gjyq civil”, u shpreh Berisha.

Padia e Shkelzen Berishës lidhet me deklaratën e Ballës se djali i ish-kryeministrit nuk ka paguar taksat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Shtyhet gjyqi, Shkëlzen Berisha: Radha e Ballës që të dënohet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?