Shtyhet hapja e kampit të refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, do të vinim më 1 gusht. Zbulohet shkaku

Qendrat e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër, ishin planifikuar që të hapeshin në datën 1 gusht të vitit 2024, pas marrëveshjes të nënshkruar nga kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni. ”Të dy qendrat do të jenë operative nga 1 gushti i vitit 2024”, tha Meloni në 5 qershor 2024, gjatë vizitës së saj në Shqipëri.

Euronews Albania përmes gazetarit Thimi Samarxhiu i është drejtuar fillimisht zotit Andrea Arnaldo, këshilltarit të kryeministres Giorgia Meloni për t’i kërkuar një përgjigje zyrtare nëse qendrat në Gjadër e Shëngjin do të jenë funksionale në datën 1 gusht.

Arnaldo na ka adresuar te Ambasda Italiane në Shqipëri si institucioni përgjegjës, për të marrë një përgjigje se kur do të jenë funskionale qendra e Shëngjinit e cila ka përfunduar dhe qendra e Gjadrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Për shkak të valës së të nxehtit gjatë verës është vendosur që të ndërpriten punimet për ndërtimin në Gjadër gjatë orëve gjatë ditës, për të ruajtur kujdesin e punëtorëve. Kjo gjë mund të ketë zgjatur kohën, por është duke u punuar që të hapen qendrat sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Italiane. Qeveria e Italisë dhe Ambasda Italianë kanë konfirmuar se këto qendra nuk do të hapen nesër dhe as në datën 10 gusht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?