Shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

Moti i keq vijon të krijojë probleme në daljen e mjeteve lundruese në det të hapur. Burime nga kapiteneria Autoriteti Portual Durrës pohojnë se, krahas mjeteve të tonazhit të vogël dhe peshkarexhave, sonte nuk do të lundrojnë as tragetet e linjës Durrës-Bari.

“Rigel III” dhe “Af Marina”, parashikuar për t’u nisur rreth orës 23:00 të kësaj të marte, do të nisen pas orës 05:00 të së mërkurës. Pasagjerët do të imbarkohen sonte dhe do të mbeten në pritje për t’u nisur drejt shtetit fqinj në orët e para të mëngjesit.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur, se nuk do të pezullohet lundrimi në krahun tjetër të Adriatikut. “Rigel VII” dhe “GNV Blue” do të nisen sonte nga porti i Barit në orën 22:00 dhe parashikohet të mbërrijnë nesër rreth orës 07:00.

SHKARKO APP