Shtyhet njohja me masën për biznesmenin, Sait Fishta sëmuret ditën e gjyqit

Gjykata e Përmetit ka vendosur shtyrjen e dhënies së një vendimi për biznesmenin Sait Fishta pasi ky i fundit nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Fishta që u arrestua në kuadër të operacionit “Mezhgorani” që çoi në pranga edhe Henri Çilin ndërsa nuk ka dalë sot para gjykatës së Përmetit, pasi është shtruar në spital në Tiranë për arsye shëndetësore.

Mësohet se Fishtës do t’i komunikohet masa e sigurisë nesër në spital në Tiranë, ku u shtrua pas arrestimit.

Ai është administratori i shoqërisë “Fishta shpk “. Biznesmeni është arrestua më parë pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria e Shkodrës, sepse akuzohej për ‘Ndërtim të paligjshëm në tokë publike’.

Në zonën e Velipojës, Fishta akuzohet se kishte përfituar një leje ndërtimi në mënyrë të paligjshme për ndërtimin e një kompleksi turistik me 9 pallate. Por ai më pas u lirua nga Gjykata e Apelit të Shkodrës., që e cilësoi të paligjshëm arrestimin e tij. /Fax News

SHKARKO APP