Shtyhet për në orën 18:00 seanca për Malltezin, pritet vendimi nëse do të shkojë ose në burg
Këtë të hënë, Jamarbër Malltezi ka dalë para Gjykatës së Posaçme për të mësuar nëse do të miratohet apo jo masa e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, dhënë nga SPAK-u, pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash. Seanca është ndërprerë dhe do të rifillonte në orën 16:00, me kërkesë të avokatëve mbrojtës të Malltezit dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi. Avokatët e tyre kërkuan 2 orë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes ndërsa pas përfundimit të këtij afati, kërkuan edhe 2 orë të tjera kohë.