Shtyhet për nesër seanca në KPA, Elisabeta Imeraj: E vërteta do të dalë
Në një seancë maratonë drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj u mbrojt në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi vendimi i KPK-së për të kaluar Vetting-un u ankimua nga Komisioneri Publik, me kërkesë të ONM.
Elisabeta Imeraj ka kërkuar që të mbrohet nga një avokat i huaj nga Strasburgu, gjë që është pranuar nga trupa gjykuese e KPA, ndërkohë që seanca është shtyrë për ditën e nesërme në orën 12:30.
“S’ka asnjë lloj akuze që mbetet e pazbardhur jam e sigurt që në kuadër të mekanizmave ligjor të duhura, e vërteta do të dakë në shesh. Nuk është e rëndësishme çfarë shpresoj unë, e rëndësishme është të zbardhen të gjitha elementet e paqartë të gjykimit tim”, tha Imeraj.