Shtyhet për të premten diskutimi për kornizat e negociatave me Shqipërinë
Shtyhet për ditën e premte diskutimi për kornizat e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për konferencën e parë ndërqeveritare. Gazetarja e “ABC”-së, Erisa Zykaj raporton se diskutimi ishte caktuar për sot por është shtyrë pas dy ditësh.
“Presidenca gjermane konfirmon se diskutimi për kornizat e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë shtyhet për të premten. Ky diskutim ishte parashikuar paraprakisht sot në axhendë” mëson Erisa Zykaj.
Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë që konferenca e parë të zhvillohet brenda këtij viti që përkon me Presidencën gjermane të BE-së, por rruga përpara për Tiranën nuk është e lehtë për të bindur vendet skeptike, mes të cilave Holanda./ Abcnews.al