Shtyhet procesi ndaj Shullazit, avokati: Proces i padrejtë

Shtyhet sërish procesi ndaj Emiljano Shullazit. Vetëm avokati i Shullazit, Vladimir Meci, lexoi konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar pafajësi për klientin e tij. Avokatët e tjerë kanë kërkuar më shumë kohë. Seanca e radhës do të mbahet në datën 13 nëntor.

Avokati i Shullazit, Vladimir Meçe akuzoi prokurorinë se nuk ka zhvilluar një hetim të drejtë, dhe se ka bërë presion tek Ylvi Beqja për të ndryshuar dëshminë e dhënë në media, ku thoshte se me Shullazin kishte marrëdhënie të mira. Sipas avokatit, ish-kryeministri Sali Berisha, ka ndikuar në media dhe opinion publik.

”Opinioni publik u ndikua nga media dhe deklarata e Sali Berishës ku e cilësonte Shullazin si person të rrezikshëm. Prezumimi i pafajësisë është cënuar rëndë pasi Emiljano Shullazi u shpall fajtor pa pasur akoma një vendim të formës së prerë. Arrestimi dhe akuzat e Shullazit u ndikuan nga ndërkombëtarët, media dhe politika. Ylvi Beqaj është mashtrues klasik pasi ai nuk është kërcënuar nga Shullazi por nga persona të tjerë që ai u kishte marrë shuma të mëdha eurosh borxh”,-tha Meçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në argumentat e mbrojtjes, avokati Meçe shprehet se procesi ndaj Shullazit është i pabazuar në prova dhe se hetimin prokuroria e ka nisur pas një deklarate të bërë publike nga ish kryeministri Sali Berisha se Shullazi kishte kërcënuar Mynyr Konin e Dhori Kulen. Sipas avokatit, deklaratat e bëra publike nga njerëz të politikës kanë ndikuar edhe tek opinioni publik për të besuar akuzat e ngritura ndaj Shullazit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?