Shtyhet seanca, Balla: Basha ka fobi nga gjykatat

30 minuta zgjati seanca e parë e padisë të Taulant Ballës për shpifje ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë ”Toyota Yaris”.

Seanca e rradhës është në datën 23 tetor ora 12:00. Shtyrja u bë për t’i dhënë mundësi Prokurorit të jetë i pranishëm në proces. Balla ishte i pranishëm seancë, ndërsa kreu i PD përfaqësohej nga avokatët Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi. Nga jashtë Gjykatës së Tirnaës, Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Lulzim Basha ka fobi nga gjykatat.

”Unë e di që shumë qytetarë thonë që ja këtë punë kanë, nuk merren me hallet e njerëzve, por merren me njëri-tjetrin. Por besoj se sot po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare për të ndarë përfundimisht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë e dija dhe ju e dini që Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk e di që do të paraqitet, pavarësisht se burrirësht duhet të vijë të përballet. Unë do ti shkoj deri në fund këtij procesi dhe jam i bindur që në fund do të fitoj një vendim gjykate që nuk do të më vlejë vetëm mua, por edhe PD. Kur ne thamë që Berisha i la PD Bashës në dorë si një lodër dhe ky kalamani po e thyen lodrën dhe e ka shndërruar PD në një kinostudio Babalesh. Sot është shndërruar nga një puntatë në një puntatë tjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?