Shtyhet seanca gjyqësore për Izet Haxhinë
Shtyhet për në datën 23 tetor, seanca gjyqësore për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia. Shtyrja e seancës mësohet të ketë ardhur për shkak të mungesës së avokatit të Haxhisë, Idajet Beqiri
Izet Haxhia është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Avokati i Haxhisë ka kërkuar që në vijim të thirren si dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj Haxhisë edhe ish- Kryeministri Sali Berisha, Jaho Mulosmani dhe gazetari Ylli Rakipi. Megjithatë mbi këtë fakt është gjykata ajo që duhet të marri vendim.
Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar për gati 20 vite në Turqi dhe më pas u ekstradua në Shqipëri në 8 maj të vitit 2018. Me të ardhur në Shqipëri, Haxhia kërkoi rihapjen e procesit gjyqësor, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.