Shtyhet seanca në Apel, me një raport mjekësor për Arben Frrokun

Arben Frroku, vëllai i deputetit Mark Frroku, nuk u paraqit sot në seancën e parë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Avokatët e Frrokut paraqitën në seancë një raport mjekësor për të justifikuar mungesën e tij. Ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Por prokuroria e ka apeluar vendimin duke kërkuar sërish dënim me burg përjetë. Arben Frroku u lirua të njëjtën ditë kur Gjykata e Lartë la në burg vëllain e tij, deputetin Mark Frroku, i cili akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në mars të vitit 1999 në Bruksel.

SHKARKO APP