Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese për Sali Berishën

Është shtyrë seanca në Gjykatën Kushtetuese ndaj Sali Berishës, teksa ai kundërshton masën “detyrim paraqitje” të dhënë nga SPAK.

Çështja përfundoi në duart e “Kushtetueses” pasi ish-kryeministri Berisha kundërshton masën e dhënë nga SPAK, atë të detyrim paraqitje, pasi sipas tij për shkak se ishte deputet, do duhej që në fillim të ishte mbledhur Këshilli i Mandateve.

Por SPAK thotë se kjo nuk ka qenë e nevojshme, pasi masa e dhënë ndaj tij nuk e pengon atë të vijojë aktivitetin e tij politik.

SHKARKO APP