Shtyhet seanca paraprake për dosjen e grabitjes së Rinasit, mësohet shkaku
Bëhet me dije se është shtyrë. Shkak është bërë mosnjoftimi i Talo Çelës, i vetmi person në kërkim për ngjarjen.
Duke shqyrtuar dosjen e vjedhjes së 4.6 milion eurove nga avioni në Rinas më 9 prill të vitit 2019, SPAK ka dërguar për gjykim për 8 të pandehur; Klement dhe Eldi Çalën, Oltjan Veselin, Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklin, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin.
Në grabitjen e Rinasit u vra në shkëmbim zjarri me policinë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes në aeroport.