Shtyhet seanca për “Bandën e tritolit”, Sinanaj i rrethuar nga katër truproja

Kjo është hera e parë që Julian Sinanaj shfaqet para kamerave, që prej arrestimit të tij. Deri tani nëpër media qarkullonte vetëm një fotografi e vogël pasaporte. 

Por Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën e sotme në ngarkim të 7 të pandehurve të së ashtuquajturës “Banda e Tritolit”, mbi të cilët rëndojnë 38 akuza. Shkaku i shtyrjes ishte mungesa e avokatit të Genis Mëhillaj. Seanca e radhës do të mbahet më 4 dhjetor.

Julian Sinanaj, Ndriçim Gjokona, Marjon Mitro, Alban Mexha, Ilir Karçini, Andon Mëhillaj dhe Genis Mëhillaj, janë të akuzuarit që do t’i nënshtrohen procesit gjyqësor, pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. 

Gjithashtu mungonte biznesmeni Ilir Karcini, për të cilin vrasësi me pagesë Julian Sinanaj ka rrëfyer se kishte porositur vrasjen e biznesmenit Piro Bare. Ndërkohë, Genis Mëhilla është ende në kërkim.

Hetimi ndaj tyre ka nisur në Janar të vitit 2014, pas disa atentatesh me armë zjarri dhe lëndë plasëse që ndodhën ose mbetën në tentativë në Vlorë dhe Tiranë. Në përfundim të këtyre hetimeve e pas gjetjes së provave që i implikojnë në 38 vepra penale, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur të marrë të pandehur 7 persona, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. 

Veprat penale për të cilat akuzohen:

1. Julian Sinanaj, dtl. 1983, akuzohet për 15 vepra penale

“Vrasje me paramendim për interes” kundër shtetasit Sokol Veizi, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Erjon Mëhillaj, Genis Mëhillaj, Ndriçim Gjokona, vepër penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4; 

“Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenï 278/2;

”Sigurimi i Kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Genis Mëhillaj, Erjon Mëhillaj, Ndriçim Gjokona, dhe në bashkëpunim me të pandehurin Marjon Mitro, vepra penale të parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal; 

” Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 K.Penal ; 

”Vepra me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Andon (alias Erjon) Mëhillaj, që kanë shkaktuar shkatërrimi serioz të pronës private, si dhe kane synuar vrasjen e ish-Drejtorit Përgjithshëm të ALUIZNI-t, z.Ardian Kollozi, vepra të parashikuara , neni 230 gërma “a” dhe ”m” te K.Penal; 

”Prodhim dhe mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”, neni 278/1 i K.Penal; 

”Vrasje me paramendim për interes” të shtetasit Agron Çela, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Andon (alias Erjon Mëhillaj) parashikuar si krim nga neni 78/2 i K.Penal; 

”Mbajtje pa leje në ambiente publike të armëve luftarake”, neni 278/4 i K.Penal 

”Vepra me qellim terroriste” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim me Marjon Mitron që ka synuar vrasjen e stetasit Besnik Dervishi, ish-prefekt i Qarkut të Vlorës, neni 230-22 -25 gërma “a” të K.Penal; 

”Prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve plasëse”, konkretisht të lëndës plasëse që është vendosur në automjetin e z. Besnik Dervishi neni 278/3; 

”Prodhim dhe mbatje pa leje në ambjente publike të armëve e municionit luftarak” që i janë sekuestruar gjatë kontrollit personal në momentin e arrestimit shtetasit Julian Sinanaj, armë që janë blerë te Albin Mexha, parashikuar nga neni neni 278/4 i K.Penal; 

”Sigurim i kushteve dhe burimeve të tjera materiale për të kryer vrasjen” të shtetasit Pirro Bare, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me shtetasit Genis Mëhillaj, Ndriçim Gjokona dhe në bashkëpunim me shtetasin Ilir Karçini, vepra penale të parashikuara si krim nga nenet 80 e 25 e 28/4 te K.Penal; 

”Prodhim dhe mbajtje pa leje në sasi të mëdha, më shumë se një herë të armëve, municionit luftarak lëndëve plasëse”, neni 278/5 i K.Penal; 

”Pjesëmarrje në Grup të strukturuar kriminal”, neni 333 ”a” i K.Penal dhe;

”Kryerja e veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”, neni 28/4 e 334 K.Penal

2. Andon (alias Erjon) Mëhillaj, i dtl. 1975, akuzohet për 6 vepra penale

“Vrasje me paramendim për interes” kundër shtetasit Sokol Veizi, vepër penale e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, me të pandehurit Julian Sinanaj, Genis Mëhillaj, Ndriçim Gjokona, vepër penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4; 

”Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L. (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj, Genis Mëhillaj, Ndriçim Gjokona dhe në bashkëpunim me shtetasin Marjon Mitro, vepra penale të parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal 

”Vepra me qëllime terroriste”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Julian Sinanaj që kanë shkaktuar shkatërrim serioz të pronës private, si edhe kanë synuar vrasjen e ish-Drejtorit të Pergjithshëm të ALUIZNI-t, z.Ardian Kollozi, vepra të parashikuara, neni 230 gërma ”a” dhe ”m” të K.Penal; 

“Vrasje me paramendim për interes” të shtetasit Agron Çela, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Julian Sinanaj, parashikuar si krim nga neni 78/2 e 28/4 te K.Penal; 

”Pjesëmarrje në Grup të strukturuar kriminal” neni 333/”a” i K.Penal; dhe 6

”Kryerja e veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”, neni 28/4 dhe 334 i K.Penal; 

3. Genis Mëhillaj, i dtl. 1970, akuzohet për 5 vepra penale 

“Vrasje me paramendim për interes” kundër shtetasit Sokol Veizi, vepër penale e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj, Andon (alias Erjon) Mëhillaj, Ndriçim Gjokona, vepër penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4 të K.penal; 

”Sigurim i Kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj Andon Mëhillaj, Ndriçim Gjokona dhe në bashkëpunim me shtetasin Marjon Mitro, vepra penale të parashikuara nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal; 

”Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit Pirro Bare, vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj, Ndriçim Gjokona dhe në bashkëpunim me shtetasin Ilir Karçini vepra penale të parashikuara nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal; 

”Pjesëmarrje në Grup të strukturuar kriminal” neni 333 germa “a” i K. Penal; 5).”Kryerja e veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”, neni 28/4 dhe 334 i K.Penal;

4. Ndriçim Gjokona i dtl. 1983 , akuzohet për 7 vepra penale

”Vrasja me paramendim për interes” kundër shtetasit Sokol Veizi, vepër penale e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Andon (alias Erjon) Mëhillaj, Genis (alias Gentjan) Mëhillaj, Julian Sinanaj, parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4 të K.penal; 

”Sigurim i Kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L. (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Genis Mëhillaj, Erjon Mëhillaj, Julian Sinanaj dhe në bashkëpunim me shtetasin Marjon Mitro, vepra penale të parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të K.Penal; 

”Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 K.Penal; 

”Prodhimi dhe mbatje pa leje në ambjente publike të armëve e municionit luftarak” që i ka blerë te shtetasi Albin Mexha dhe i janë dorëzuar Julian Sinanajt, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal 

”Sigurimi i kushteve dhe burimeve të tjera materiale për të kryer vrasjen” të shtetasit Pirro Bare, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me shtetasit Genis (alias Gentjan) Mëhillaj, Julian Sinanaj dhe në bashkëpunim me shtetasin Ilir Karçini, vepra penale te parashikuar si krim nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal; 

”Pjesëmarrje në Grup të strukturuar kriminal”, neni 333 ”a” i K.Penal; dhe 7)”Kryerje e veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”, neni 28/4 e 334 K.P; 

5. Marjon Mitro, i dtl.. 1972, akuzohet për 3 vepra penale

”Sigurimi i Kushteve dhe i mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit M.L (inicialet janë të ndryshuara), vepër e kryer në bashkëpunim me të pandehurit Julian Sinanaj, Genis (alias Gentjan ) Mëhillaj, Andon (alias Erjon) Mëhillaj, Ndriçim Gjokona, vepra penale e parashikuar nga nenet 80 e 25 te K.Penal;

”Vepra me qëllime terroriste” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim me Julian Sinanajn, që kanë synuar vrasjen e shtetasit Besnik Dervishi ish-prefekt i Qarkut të Vlorës ,neni 230-22 -25 germa “a” të K.Penal.

”Prodhimi, mbajtja në ambjente publike dhe shitje të lëndëve plasëse” konkretisht të lëndës plasëse që është vendosur në automjetin e z.Besnik Dervishi, neni 278/4 

6. Albin Mexhaj, i dtl. 1985, akuzuar për 1 vepër penale. 

”Trafikim i armëve dhe municionit luftarak”, ku në tre raste u ka shitur armë dhe municion luftarak të pandehurve Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona, duke konsumuar kështu veprën penale të parashikuar nga neni 278/a 1 i K.Penal; 

7. Ilir Karçini, i dtl. 1969 , akuzuar për 1 vepër penale 

”Sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale” për kryerjen e vrasjes së shtetasit Pirro Bare, vepër kjo e kryer në bashkëpunim me të pandehurit Julian Sinanaj, Genis Mëhillaj dhe Ndricim Gjokona parashikuar nga neni 80 e 25 i K.Penal. 

SHKARKO APP