Shtyhet seanca për bandën ”Shullazi”, shkak mungesa e avokatit
Seanca e së martës për Emiljano Shullazin dhe katër të pandehur të tjerë u shty sërish. Dje trupi gjykues u mblodh për të zhvilluar seancën e radhës por mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës, bëri që seanca të shtyhet për në datën 15 mars.
Procesi gjyqësor kundër të pandehurit Emiljano Shullazi dhe katër personave të tjerë Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazin është shtyrë disa herë. Në muajin nëntor të vitit 2018, pas 50 senacash gjyqësore, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin.
14 vite burg u dhanë vetëm për Emiljano Shullazin, i cili konsiderohet si kreu i këtij grupi kriminal. Ky dënim u dha nën akuzën e gjobëvënies dhe atë të krijimit të grupit të strukturuar kriminal. Shullazi është shpallur i pafajshëm për akuzat e kanosjes ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mënyr Koni, si dhe për shkatërrimin e pronës në rastet e vënies së tritolit në garazhin e Jani Zekës dhe biznesit së Adriatik Kërçyku.
KOHA JONË SONDAZH

