Shtyhet seanca për Fatmir Mediun, ja kur caktohet e radhës
Aktualitet E Enjte, 7 Dhjetor 2023 10:36
Është shtyrë seanca në GJKKO për ish-ministrin, Fatmir Mediu, për çështjen e “Gërdeci”.
Shkak mësohet se është bërë kërkesa që ka bërë ish-ministri për të qenë prezent në seancë.
Mes shtatë dëshmitarëve që pritej të dëshmonin sot në seancë ishte edhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha dhe ish-ministri, Aldo Bumçi.
Gjykata ka caktuar seancën e radhës më datë 14 dhjetor në orën 09:00.