Shtyhet seanca për Henri Çilin, shkak konflikti i interesit mes gjykatësit dhe…
Është shtyrë seanca për botuesin Henri Çili. Shkak është bërë konflikti i interesit mes gjykatësit dhe një prej të arrestuarve me të cilin ka njohje personale, pasi ishin shok klase. Një ditë më parë, Çili ka mohuar të jetë i përfshirë në ndikimin e gjyqtarëve apo të ketë fshehur të ardhurat, akuza këta të ngritura nga prokuroria e Përmetit. Para oficerëve të policisë gjyqësore, Çili është shprehur se akuzat janë të manipuluara dhe se provat do ti paraqesë në momentin e duhur.
Avokati i botuesit Henri Çili, Andi Duraj, deklaron se klienti i tij është vetëdorëzuar në polici. Ai sqaron se urdhër arresti për Çilin mban orën 8:15 minuta të mëngjesit të së premtes edhe pse ai është vetdorëzuar në policinë e Tiranës që mbrëmjen e së enjtes rreth orës 10:00.
Duraj thekson për ”reportv tv”, se kjo është një shkelje ligjore pasi prej më shumë se 24 orësh askush s’ka shkuar për të pyetur klientin e tij. Po ashtu ai thotë se nuk ka prova për një korrupsion në sistemin e drejtësisë pasi në të kundër kjo çështje s’mund të jetë në kompetencën e gjykatës së Përmetit dhe s’është ajo gjykata që ka tagër të tillë.
https://arkiva.kohajone.com/henri-cili-trofeu-i-lakmuar-i-drejtesise-enveriste-spak-klp/