Shtyhet seanca për Laert Haxhiun, shkak bëhet përplasja në gjyq mes avokatit dhe relatorit

Shtyhet seanca për Laert Haxhiun për më 1 dhjetor ora 14:30. Prokuroria do të relatojë provat shkresore dhe me pas do të lexohet pretenca. Burimet mediatike bëjnë m dije se gjatë seancës pati debate mes avokatit Detar Hysi dhe relatorit të seancës Erjon Cela. Hysi kërkoi që gjykata të pranonte kërkesën e tij për heqjen dore nga përfaqësimi i Haxhiu, duke argumentuar se ky i fundit nuk dëshiron që të mbrohet nga avokati Detar Hysi. Po ashtu sipas avokatit edhe familjaret e 32-vjeçarit nuk janë dakord që ai të përfaqësojë Laert Haxhiun.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Erjon Cela relatoi se Hysi do të qëndrojë në gjykatë deri sa avokati kryesisht Elvis Gorishti të jetë njohur me aktet e çështjes objekt gjykimi sipas kodit të procedurës penale.

Gjykata po ashtu ka marrë vendim që procesi gjyqësore të vijoj në mungesë të Laert Haxhiut pasi ky i fundit ka refuzuar marrjen dijeni në burgun Grek ku ndodhet i ndaluar në pritje të ekstradimit të tij drejt vendit tonë. Gjyqtari Erjon Çela në fund relatoi që avokati Hysi në seancën e radhës duhet të sjellë një prokurë të firmosur nga familjaret e Laert Haxhiut qe i heqin avokatit tagrat e përfaqësimit. Gjithashtu duhet që prokurorja e çështjes Doloreza Musabelliu të paraqesë me shkrim përmbledhjen e provave shkresore për t’jua vene ne dispozicion avokateve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Gjykata e Apelit në Athinë do të thotë edhe fjalën e fundit për fatin e Laert Haxhiut. Po ashtu ai ka kërkuar edhe azil në shtetin grek.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?