Shtyhet seanca për të akuzuarit për trafik droge, avokatët kërkuan kohë

Është shtyrë me 1 orë seanca ndaj grupit të akuzuar për trafik droge. Kanë qenë avokatët të cilët kanë kërkuar më shumë kohë që të njihen me aktet e dosjes.

Katër të arrestuarit që do të dalin sot para gjykatës janë ish drejtori i policisë, Erzen Breçani, shefi i krimeve në komisariatin nr. 6 Dedian Gjoni, Besmir Murati dhe Bujar Ajeti. Ndërkohë gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe djali i Breçanit si edhe Ervin Mata, emër i njohur për drejtësinë.

Ndaj këtyre personave rëndojnë disa akuza: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

SHKARKO APP