Shtyhet seanca publike ndaj Alma Bratit. KPK cakton datën për Ornela Naqellari
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar datën dhe orën për seancën dëgjimore ndaj Ornela Naqellari.
Seanca ndaj Naqellarit e cila mban postin e kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, do të mbahet me datë 11 mars, ora 09:30 tek Pallati i Koncerteve, Salla B, kati 0.
Ndërkohë, sipas një deklarate të bërë publike për mediat, pjesë e trupës gjykuese për këtë çështje do të jenë: Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine, Suela Zhegu.
Mësohet gjithashtu se për gjyqtaren e Tiranës, Alma Brati Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka njoftuar se trupi gjykues ka shtyrë seancën publike ndaj saj për me datë 11.03.2019, ora 10:00 për shkak të pritjes së dokumenteve të kërkuara në cilësinë e provës.
KOHA JONË SONDAZH

