Shtyhet seanca, Tahiri: Shqipëria ecën para, gjyqi im ka ngecur
Gjykata e Krimeve të Rënda, ka shtyrë për të dytën herë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se do vazhdojë të kërkojë mbylljen e gjyqit sa më shpejt. ”Keq më vjen që u shty prapë. Unë do vazhdoj të kërkoj gjithmonë një gjyq sa më të shpejt se nuk ka më terezi njeri që ky gjyq të zgjatet kaq shumë. Shqipëria ka ecur para vetëm gjyqi im ka ngecur”,-tha Tahiri.
Vendimi për shtyrjen e seancës u mor pasi prokura e një prej të pandehurve, Gjergj Kohilës nuk ishte e rregullt. Seanca radhës do mbahet më 17 korrik. Ish-ministri mbërriti në gjykatë rreth orës 09:00 shoqëruar nga avokati i tij, Maksim Haxhia. Shtyrja e procesit gjyqësor nuk i ka pëlqyer Saimir Tahirit, i cili tha se kjo po bëhet qëllimisht dhe se ka persona që nuk janë të interesuar për drejtësi. Tahiri i kërkoi Gjykatës që proceset të bëhen çdo ditë, që kjo të marrë fund.
Tahiri ka kërkuar që procesi të bëhet me kohë të shkurtuar, gjë që nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel. Nëse kjo kërkesë e tij pranohet, procesi mbyllet me 3 seanca: një për Prokurorinë që shpall pretencën; një për avokatët që bëjnë mbrojtjen; dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin; duke eliminuar kështu debatin gjyqësor.
KOHA JONË SONDAZH

