Shtyhet sërish afati për regjistrimin në shkolla, Ministria e Arsimit njofton datat e reja

Shtyhet për herë të dytë regjistrimi i nxënësve në arsimin parauniversitar. Sipas Ministrisë së Arsimit, shkak i shtyrjes është indicia që ata kanë marrë se ka ende nxënës të pa regjistrur ndaj një ditë më para janë njoftuar shkollat që janë shtyrë sërish regjistrimet e nxënësve.

Afati i fundit i regjistrimeve, normalisht ka qenë deri më datë 1 shtator, u shty deri më 4 dhe tani nxënësit do të kenë sërish kohë për regjistrime deri më datë 10.

Regjistrimi ne shkollat profesionale ka vijiar pa nderprerje nga data 1 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në vijim të shkresës së Ministrit të Arsimit dhe Sportit me numër 5131/2 prot datë 06.09.2023, për regjistrimet në institucionet e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2023-2024, me qellim krijimin e mundësisë se regjistrimit për të gjithë nxënësit, sistemi e-albani do të qëndrojë i hapur deri më datën 10.09.2023. Ju lutemi të njoftoni prindërit ose kujdestarët e nxënësve që ende nuk janë regjistruar që të aplikojnë sa më shpejt për regjistrim.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?