Shtyhet taksa e shtëpive! Arsyeja

Shtypi i shkruar raporton se është shtyrë arkëtimi i taksës së shtëpive sipas llogaritjes së formulës së re.

Taksa e pronës e llogaritur sa 0.05 % e vlerës së shtëpisë zyrtarisht ka nisur që nga data 1 prill 2018. Për shkak të mungesës së të dhënave dhe moskrijimit të kadastrës fiskale, bashkive iu la afat deri më 1 janar 2019 që të përgatiteshin për vjeljen e taksës sipas metodologjisë së re.

“Por taksa e llogaritur sipas metodologjisë së re ende nuk është reflektuar te fatura e ujit. Po ashtu në muajin janar nga Ujësjellës-Kanalizime ende nuk ka një lajmërim për qytetarët, për mënyrën sesi do të arkëtohet kjo taksë. Por shkak i vonesës së aplikimit të metodologjisdë së re është mungesa e të dhënave dhe mosfunksionimi i një kadastre fiskale. Nga ana tjetër ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka pohuar se i duhet kohë për të mbledhur të dhënat dhe për të bërë ndryshimet  në sistemin aktual të faturimit” shkruan gazeta “Panorama”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?