Shtyhet votimi për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH. Asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën

 

Këshilli Drejtues i RTSH-së vendosi sot të shtyjë votimin e kandidaturave për Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni. Vendimi u mor pasi asnjë prej dy kandidatëve,Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj , nuk arritën të siguronin shumicën e votave.

Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj nuk arritën të siguronin kuorumin e nevojshëm prej 7 votash, sipas parashikimit të ligjit. Konkretisht Gëllçi mori 6 vota kundrejt 5 votave që mori kandidati tjetër Malaj. Në votimin e kaluar Malaj mori 6 vota, ndërsa Gëllçi 5. Kurse sot u ndërruan rolet.

Konkursi për drejtues të RTSH-së ka qenë i hapur nga data 1-10 qershor, kohë në të cilën kandidatët kanë pasur mundësi të dorëzojnë pranë Këshillit Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, një CV ku paraqitnin platformën e tyre e një plan menaxhimi për institucionin.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për një mandat pesë vjeçar.

SHKARKO APP