“Shtypa pa dashje gazin e motorit”, zbardhet dëshmia e të riut që shkaktoi zjarrin në karburant: Ja ku shkova pas ngjarjes
Policia e Tiranës arrestoi sot 24-vjeçarin Miklovan Barmashi, i cili akuzohet si përgjegjës i zjarrit të shkaktuar mbrëmjen e kaluar në një karburant, në zonën e Kombinatit.
Gazetarja Dorjana Bezat zbardh për “BalkanWeb” dëshminë e parë të të riut, i cili mësohet të ketë thënë para uniformave blu se kishte shkuar në karburant për të mbushur motorin.
Siç raporton gazetarja Bezat, Barmashi ka tentuar të shfajësohet në polici, duke thënë se e ka shtypur gazin pa dashje dhe motori ka ecur përpara dhe është përplasur me tubin e gazit.
“Me motorr levizja vetem neper lagje. Nuk beja rruge te gjata prandaj nuk kisha patente. Ne karburant shkova per te furnizuar motorrin por se di si shtypa gazin pa dashje dhe motorri eci para dhe u perplas me tubin e gazit. Kur shpertheu gazi, ika nga frika se mos shperthente depozita. Jam larguar drejt banesës”, ka thënë i riu.