Shtypi grek nuk ndalon akuzat: Rama, nacionalist i rrezikshëm

Shtypi grek vazhdon që të merret me kryeministrin Edi Rama.

Kështu, “To Vima” shkruan sot se kryeministri shqiptar është një nacionalist i rrezikshëm, që mund të sjellë trazira në rajon.

Ajo shkruan se Rama erdhi në pushtet me premtimet për paqe, por gjithçka ka ndryshuar.

Gazeta greke shkruan gjithashtu se gjithçka ndryshoi që pas ndeshjes Serbi­-Shqipëri, ku sipas saj “Rama ndezi zjarret e nacionalizmit në Ballkan”.

“To Vima” akuzon edhe se Rama e mbushi faqen e vet të Facebook­ut, plot me foto të flamurit shqiptar, por edhe se ai po përpiqet që të largojë vëmendjen e publikut nga problemet, me anë të nacionalizmit.

Sipas gazetës, fqinjët e Shqipërisë janë frikësuar nga destabilizimi dhe përë këtë arsye kanë njoftuar ndërkombëtarët.

Ajo komenton edhe vizitën e Erdogan në Shqipëri, që sipas saj, ka inkurajuar shqiptarët për bashkimin e trojeve shqiptare. Sipas gazetës greke, për myslimanët shqiptarë, “bashkimi i trojeve shqiptare, është vullnet i allahut”.

SHKARKO APP