Shtypi italian: Në Shqipëri prodhohen bomba për xhihadistët
34-vjeçarit Gentian Hoxhai plasi mina në dorë e cila do të komandohej nga një telefon celular. Historia e Hoxhës ka shkuar në Itali, aty ku media më e madhe “Corriere della Sera” hedh dyshime rreth trafikut të këtyre minave drejt italiasë. Por, pjesa më e rëndë është ideja që ka hedhur kjo media se kohët e fundit në Tiranë po prodhohen bomba për një rrjet xhihadistësh. “Ka një dyshim të fortë se bashkë me drejtimin e klanit puliez, qëndrojnë xhihadistët. Një lidhje që i konfirmon shqiptarët me këto ngjarje është ajo e masakrës së Nisës më 14 Korrik 2016, ku atentatori Mohamed Lahouaiej Bouhlel, kishte kontaktuar pikërisht shqiptarët për të siguruar armët”, thuhet në shkrimin investgativ.
Pjesë nga shkrimi
Gentian Hoxha ka humbur të dyja duart, por është ende gjallë. Oficerët e policisë kanë rrethuer dhomën e spitalit ku ndodhet ai në Tiranë, duke pritur ta marrin në pyetje, por mbi të gjitha për të parandaluar atë që ekziston frika se mund të eliminohet për ta marrë “sekretin” në varr.
“Me sa duket 35-vjeçari, të martën në orën 9,50, mbylli derën në dyqanin e tij të riparimit të celularëve, u zhvendos në laboratorin e vogël dhe filloi të punojë me një telefon celular që shpërtheu gabimisht. Hoxha po përgatiste një celular-bombë.
Një muaj më parë ishte ndaluar një kamion në kufi me Malin e Zi. Të fshehura brenda tij ishin tre nga këto porosi me destinacion Italinë, pasi të kalonin detin. Mekanizimi në celularët bombë është i thjeshtë: gjysmë kilogramë tritol montohet në celular dhe pakoja vendoset poshtë makinës së objektivit. Duke telefonuar numrin e atij celulari aktivizohet një sensor që ndez bombën.
Gjatë muajve të fundit nga Tirana deri në Jug në Vlorë, janë hapur qindra dyqane celularësh për riparimin e tyre. Disa nga pronarët janë direkt të lidhur me xhamitë. Mund të jetë thjesht rastësi, por investiguesit nuk besojnë: Ka një dyshim të fortë se bashkë me drejtimin e klanit puliez, qëndrojnë xhihadistët. Një lidhje që i konfirmon shqiptarët me këto ngjarje është ajo e masakrës së Nisës më 14 Korrik 2016, ku atentatori Mohamed Lahouaiej Bouhlel, kishte kontaktuar pikërisht shqiptarët për të siguruar armët.
Kjo situatë ka gjithashtu një anë tjetër të medaljes po në Shqipëri, ku ish-policët e rinj të mbijetuar nga lufta civile dhe nga hakmarrja e skafistëve ja kanë dalë të rimarrin pozicione të larta. Janë 40-vjeçarë të rritur me mësimet e forcave italiane të rendit në atë kohë të dislokuar në Shqipëri; kanë mësuar teknika dhe hetime dhe aftësi analizuese si dhe janë shndërruar në ndërveprues shumë të mirë.
Zbulimi dhe zhvillimi i kësaj fijeje investigative të telefonmave bombë e lind nga këta investigatorë. Për shembull në skuadrën e Vlorës drejtuar nga shefi i policisë Gentian Musabelliu dhe në Fier nga homologu Artur Selimaj, prej kohësh janë vënë në ndjekje të skafistëve që kanë investuar në hektarë plantacionesh. Rruga tradicionale mes Shqipërisë dhe Pulias është përdorur për ngarkesa të paligjshme. Mbi gomone dhe motoskafë janë fshehur edhe armë. Tashmë transportohen bomba.

KOHA JONË SONDAZH

