Shtypi për vdekje italianin, rrëfehet shqiptarja: Donte të më përdhunonte
Mediat italiane kanë zbardhur sot detaje nga aksidenti me vdekje i 53 vjeçarit italian Massimo Garitta. Krim për të cilin policia ka vënë në pranga shqiptaren 24 vjeçare, banuese në Ovada, Aurela Perhati.
Ngjarja ka ndodhur në ditën e fundit të vitit, por gjithçka u zbulua më pas dhe shqiptarja u arrestua, pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Ajo është marrë mbrëmë në pyetje për gjithë natës dhe ka treguar versionin e saj. Ajo ka treguar se nuk e njihte më parë Massimo Garrittan dhe se kishte pranuar ta merrte në makinë, por kjo gje mbetet shumë dyshuese për hetuesit të cilët pyesin; Përse vajza duhet ta merrte në makinën e saj një person pa e njohur, aq më tepër atë, që njihej si person që kërkonte lëmoshë dhe ishte përdorues drogë?
Aurela ka treguar se nuk ka pasur asnjë qëllim ta shtypë, por është përfshirë nga paniku, kur ai uli pantallonat dhe tentoi ta përdhunonte, duke e tërhequr për ta zbritur nga makina në një zone të papapulluar.
“Mendova se vetëm e kam prekur me makinë e jo aksidentuar deri në vdekje”, ka thene ajo, duke shtuar se as kishte nder mend ta vriste, por vetem te largohej sa me shpejt prej tij.
Sipas prokurorit, “motivi i dhunës seksuale është për t’u marrë në konsideratë, por ende për t’u verifikuar. Viktima është gjetur me pantallona të ulura por njëkohësisht dhe 24 vjeçarja ka pranuar qëllimin e saj për të përplasur me makinë”.

KOHA JONË SONDAZH

