Shtyrja e afatit të ID-ve/ Blendi Çuçi: Askush nuk do të mbetet pa votuar!

Mazhoranca e ka mirëpritur propozimin e opozitës për të shtyrë afatin e kartave të identitetit deri më 30 prill. Pas kryeministrit Edi Rama, ka folur për mediat dhe ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, i cili thekson se askush nuk do të mbetet pa votuar.

“Asnjë nuk do të mbetet pa votuar, nëqoftëse ka vullnetin për të votuar”, tha ministri në një prononcim për mediat.

Ai u pyet gjithashtu nëse po respektohen masat anti-Covid gjatë takimeve politike.

“Kjo pyetje do të ishte nëse nuk do të ishte ndëshkuar ndonjë ministër. Porosia është e qartë, askush nuk do të tolerohet. Vullneti jonë është i shprehur qartë. Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë partive politike, kandidatëve, që të mundohen të respektojnë në maksimum këto rregulla”, tha Çuçi.

SHKARKO APP