Shtyrja e masave kufizuese pas 3 prillit, Minxhozi: Dihej që do shtyhej, jeta njerëzore nga kjo krizë ka marrë goditje
Analisti Skënder Minxhozi në një lidhje live për emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka analizuar situatën e koronavirusit në Shqipëri.
Minxhozi shprehet se vendimi i sotëm i Ministrisë së Shëndetësisë për të shtyrë as 3 prillit masat kufizuese dihej dhe ishte vetëm një afat i herishëm dhe psikologjik.
Por Minxhozi thotë se kjo krizë dhe këto masa kufizuese kanë goditur rëndë jeën njerëzore fizikisht dhe ekonomokisht pasi jeta njerëzore që njohim është dalja jashtë, në grumbullime, sport, shtëtitje gjë që tani nuk ndodh kurse ekonomia në gjithë botën do ketë pasoja për disa vite.
”Kemi një ndjesi paniku që kjo punë do të zgjasë me muaj. Është një afat psikologjik që u rinovua dhe dinin tëgjithë që do shtyhej. I ngjashëm me atë që bëri Trump me atë që premtoi se për Pashkë do mbush kishat. Pra do kthejë njerëzit në punë. Cunami ka ardhur nga Lindja drejt Perëndimit dhe Amerika është kontinenti i fundit.
Këto data janë shumë të afërta. Kush flet me mjekët infeksionistë e kuptojnë se si po merren masat në të gjithë botën. Masat shtrenguse në lidhje me atë kufizimin dragonian në Kinë kanë rënë, në Kinë nuk janë më. Shoh ato hapjen e aktiviteteve publike, sportive, dalje në grupe njerëzisht, vrap, shtëtitje. Kjo është pikëpyetja e madhe. Sot në Itali diskutohej për vendimin e ri që nënat mund të dalin me fëmijët në park, por sa duhet të rrinë, si. Pra jeta njerëzore ka marrë një goditje. 3 prilli ishte shumë i hershëm. Po shihja një projeksion matematikor të sondazheve në Itali, ENAUDI. Kur rajonet në Itali do kenë shifrën 0, dita e fundit. Dita pa raste të reja, pra pa raste, 0.
Parashikim optimist dhe i çuditshëm por kishte parashikime rajon për rajon. Por preferoj mos krahasoj Shqipërinë me Italinë. Të informojmë shikuesit, është një e dhënë e çuditshme se Puglia që është rajoni më afër nesh, përballë nesh e nxirrte që në datën 9 prill e tutje s’do ketë raste të reja. Më duket pak optimiste. Pra përtej projeksionit që Italia do dalë përtej majit. Me sa po dëgjojmë edhe ne do kishim të njëjtin fat përtej prillit. Jemi në mes të një procesi që mund të rezervoja surpriza të këndshme dhe të pakëndshme.
Unë mendoj që natyrisht është një krizë e një lloji tjetër. Nuk ka kërpudhën atomike. Bill Gates tha se armiku i ardhshëm nuk do jetë si ky. Dhe tregoi një kërpudhë të ngjashëm me virusin. Koronavirusin e kemi krahasuar me grip apo aksidente. Kjo është pandemi. Ngjarjet e tjera janë shumë më lokale. Jemi në fillimet e saj dhe nuk është konsumuar numri i vërtetë. Amerika ka 3 mijë- 4 mijë të vdekur. Në skenarin më të mirë SHBA parashikon 100 mijë të vdekur. Kur kap gjithë planetin, kur do të na kushtëzojë ekonomikisht për vite kjo i ka bërë një frenim botës. Kjo i bën një frenim botës në aspekte jashtëzakonisht të thella dhe do influencojnë jetën e njerëzve.”- tha Minxhozi.