Shtyrja e taksës së pronës, Spahiu: Qeveri e paaftë! Mirë që po e kuptoni më në fund
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për të shtyrë aplikimin e taksës së pronës deri në vitin e ardhshëm. Spahiu ironizon duke e cilësuar Qeverinë si të paaftë për ta implementuar këtë taksë.
Ulën TVSH-n në 6%, taksa e tatime, 10 vite tatim fitimi zero, për hotelet me 4 dhe 5 yje dhe sot e kuptojnë që problem qenka infrastruktura e jo shtrenjtësia, për turizmin në Shqipëri. Dakord, shumë mirë që e kuptuat më në fund..!!!”- ironizon deputeti i LSI-së.
Ndërkaq, ai i bën thirrje qeverisë që ti kushtojë vëmendje edhe FMN-së lidhur me çështjen e koncesioneve.
Në fund të reagimit të tij, Përparim Spahiu e cilëson si një dëm shumë të madh që po i bëhet eksporteve dhe prodhuesve shqiptarë nga rënia e përditshme e monedhës së përbashkët evropiane.
Reagimi i plotë i Përparim Spahiut
Vendosin taksimin e pronës, e shtyjnë, si të paaftë për ta implimentuar (ose dhe tërhequr përkohësisht, me hallet e mëdha që i kanë zënë).
Ulën TVSH-n në 6%, taksa e tatime, 10 vite tatim fitimi zero, për hotelet me 4 dhe 5 yje dhe sot e kuptojnë që problem qenka infrastruktura e jo shtrenjtësia, për turizmin në Shqipëri.
Dakord, shumë mirë që e kuptuat më në fund..!!!
Bini dakord me FMN-n për hallet e mëdha që sjellin PPP-t dhe pranoni që do të shihet çdo rast me më shumë transparencë dhe efiçencë, duke hequr dorë nga ofertat e pa kërkuara, shumë mirë dhe kjo.
Por lind pyetja:
Projekti “1 miliard euro” a ka lidhje me PPP-t, apo është gjetur instrument tjetër investimesh që do ta dëgjojmë ditët në vijim…????
P.S. Euro edhe sot shënon rënie kundrejt lekut, dëm i madh eksporteve dhe prodhuesve në vend!
KOHA JONË SONDAZH

