Shtyrja e vitit shkollor, PD: Dështim i qeverisë me mësimin online

Pas njoftimit të ministres së Arsimit Evis Kushi për shtyrjen e nisjes së vitit shkollor ka ardhur edhe reagimi i selisë blu. Në një deklaratë në rrjetet sociale, deputetja e zgjedhur demokrate Oriola Pampuri shprehet se shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës për familjet me fëmijët me aftësi te kufizuar. Sipas saj kjo do të krijojë boshllëqe për nxënësit.

“Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Ç’arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës për familjet me fëmijët me aftësi të kufizuar.

Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor, e cila ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe të tjera për nxënësit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor. I gjithë ky ç’organizim vjen pikërisht nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta. Ndërsa shtyrja e tanishme e mësimit do të ketë efekte zinxhir për mësimdhënien, për familjet, në kushtet e rritjes së kurbës së infektimeve në vjeshtë. Asnjë mësim nuk nxorën nga viti i shkuar, përkundrazi, vijojnë të veprojnë pa plan, duke lënë në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit”, shkruan Pampuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?