Shuhet Atë Arthur Liolin, kryeparlamentarja Nikolla: Humbëm një personalitet shumëdimensional
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka vlerësuar sot kontributin e Atë Arthur Liolin, i cili u nda nga jeta. At Arthur Liolin, ishte një figurë e shquar e Kishës Orthodhokse dhe komunitetit shqiptaro-amerikan.
“Atë Arthur Liolin do ta kujtojmë e nderojmë si një personalitet të shquar të Diasporës dhe Kishës Ortodhokse shqiptare në ShBA, Kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare me qendër në Boston, ku shërbeu për rreth gjysëm shekulli, dhe si një figurë e spikatur fetare, kulturore e humane shqiptaro-amerikane. Pushofsh në paqe, Atë!”, shkruan Nikolla.
At Arthur Liolin ka shkruar mjaft artikuj rreth çështjes shqiptare në gazetën “Dielli,” dhe më tej nëpër revista te ndryshme si “Liria”, Illyria”, “Koha Jonë” etj. Në vitin 1970 u dorëzua në gradën priftërore në Boston ku i ka shërbyer bashkësisë shqiptaro-amerikane.
Ai ka organizuar Bibliotekën e Fan Nolit, pranë Katedrales së Shën Gjergjit në Boston. Në vitin 1975 u emërua Kancelar i Peshkopatës Ortodokse Shqiptare të Amerikës. Në vitin 1991 At Liolion bëri udhëtimin më të famshëm të jetës së tij, ku meshoi në 22 qytete të Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

