Shuhet ikona e lajmeve në RTSH, sot homazhet për Roland Roshin

Roland Roshi, një ndër regjisorët më të vjetër në Radio Televizionin Shqiptar është ndarë papritur nga jeta sot pasdite. Roshi ishte në krye të detyrës, përpara një edicioni informativ në RTSH kur u godit nga sëmundja, dhe pavarësisht reagimit dhe dërgimit të shpejtë në spital ai nuk mundi të fitonte betejën me jetën.

Ikja e Roland Roshit, një zë brilant, një regjisor, pedagog, aktor ka hidhëruar familjen, kolegët, ju të nderuar teleshikues, sepse për vite me radhë ka komunikuar me ju si spiker kryesor i revistës televizive fundi i viteve 80 edhe në vazhdim.

Gjithashtu Roland Roshi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Përmetit. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve të Bukura. Ka filluar punë për herë të parë në qytetin e Fierit, në teatrin Bylis të qytetit të Fierit, ku është shquar për rolin e tij si “Avni Rustemi”, tek Drama “Dy krisma në Paris”. Por puna e tij ka qenë e lidhur shumë edhe me regjinë. Për shumë vite ka punuar si regjisor me Estradën dhe Teatrin e Fierit. Më pas puna e tij ka vazhduar në Radio Tirana dhe në Televizion si folës lajmesh dhe si regjizor spektaklesh dhe emisionesh informative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zërin e tij të ëmbël dhe të plotë e ndeshim shpesh dhe në shumë dokumentarë të shfaqura në televizionet tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Radio Televizioni Shqiptar bashkohet me dhimbjen e familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njëriut të tyre të dashur, dhe kolegut tonë e një profesionisti të nderuar. Homazhet në nderim të regjizorit Roland Roshi, do të mbahen sot në orën 12:00. në hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?