Shuhet Madeleine Albright, Sali Berisha: Mbeti deri në fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës
”Mbeti deri në fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha pas ndarjen nga jeta të ish-Seketares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në moshën 84-vjeçare. Berisha tregon se ka pasur rastin të takohej me Albright në Tiranë, në kohën kur kjo e fundit shërbente si ambsadadore e SHBA-ve në OKB. Ndër të tjera, Berisha tha se Albright ishte një mike e shquar e kombit shqiptar.
Mesazhi i plotë
Nderim dhe mirënjohje për miken e shquar të kombit tonë, Madeleine Albright! Të dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli sytë përgjithmonë.
Zonja Albright ishte një mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa herë Shqipërinë dhe Kosovën. Unë kam patur rastin që ta pres atë në Tiranë si ambasadore e SHBA në OKB.
Në krye të diplomacisë së SHBA, Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u bë promotore e fuqishme e angazhimit të diplomacise botërore dhe fuqive ushtarake të Aleancës së Atllantikut të Veriut për çlirimin e dy milionë shqiptarëve në Kosovë. Ajo mbeti deri në fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës.
Me këtë rast, duke u përulur me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thelle para kujtimit të ndritur të Sekretares Albright i lutem Zotit që shpirti i saj i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin!