Shuhet Natalie Cole, këngëtarja e famshme amerikane

 

Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, Natalie Cole, këngëtarja e famshme amerikane. Ajo ishte e bija e Nat King Cole, një këngëtar i hershëm i Jazzit.

Ajo ka lindur më 6 shkurt 1950 dhe qysh në mes të viteve të ‘70-ë është bërë e famshme si këngëtare“R&B”. Hitet e para të këngëtares kanë qenë “This will be”, “Inseparable” dhe “Our Love”.

Cole ka kaluar edhe kriza të shumta me përdorimin e drogës dhe ka qenë e martuar dy herë, me Marvin Yancy dhe Andre Fischer.

Ende nuk dihet arsyeja e saktë e vdekjes së Cole, por lajmi konfirmohet nga familjarët e saj. Natalie Cole kohët e fundit kishte shfaqur probleme me drogën dhe hepatitin që e detyroi t’i nënshtrohej një transplanti të veshkave në vitin 2009.

SHKARKO APP