Shuhet në moshën 80-vjeçare, akademiku dhe shkrimtari Luan Starova

Ka humbur jetën në moshën 80-vjeçare shkrimtari Luan Starova. Akademik, shkrimtar dhe gazetar, Starova e ndërtoi emrin e tij si krijues në Paris, ku është vlerësuar edhe me çmimin e lartë “Margaret Yourcenar”.

I shpërngulur që në moshën 2-vjeçare në Maqedoninë e Veriut, ku jetoi deri në vitet e fundit, ai u shkollua në gjuhën maqedonase. U diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Fakultetin Filologjik në Shkup, ku do të punonte si pedagog i kësaj lënde. Doktoraturën do ta mbronte në Zagreb, dhe ndërtimin e saj do ta mbështeste edhe në lidhjet profesionale e miqësore që kishte me Apolinierin.

Starova konsiderohet nga studiuesit, si një nga njohësit më të mirë të veprës së Faik Konicës. Ai botoi mbi 20 romane të rishkruar në shqip, të cilat i konsideronte si pasurinë e tij më të madhe, e si një mënyrë për tu kthyer në atdheun e tij.

SHKARKO APP