Shuhet poeti Skënder Rusi, krijimtaria e tij mbetet një pasuri e çmuar e letërsisë shqipe
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi është shuar në moshën 72-vjeçare. Liriku i letrave shqipe, krijuesi i 25 vëllimeve la pas krijimtarinë e tij si një pasuri të çmuar për letërsinë shqipe, më i fundit “Dalëngadalë unë po bëhem ikje”.
Rusi lindi në vitin 1952 në Korçë. Krijimet e tij u përfshinë në antologjitë e disa vende të Evropës si Gjermani, Zvicër.
Aktori për disa vite ushtroi profesionin e Kryetarit të Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re”, ndërsa pak vite më parë u vlerësua me titullin Qytetar Nderi i Korçës.
Skënder Rusi i takon një kategorie të rrallë e të rëndësishme të jetës kulturore dhe shpirtërore të vendit tonë. Ai ishte një qenie poetike, që jeton për poezinë dhe me poezinë e tij.
I lindur në Devoll, në vitin 1952, ky poet me një karrierë mbi 50 vjeçare në fushën e letrave,ka qene autori i 25 vëllimeve me poezi që kanë tërhequr lexues të shumtë brenda dhe jashtë vendit, duke dhënë një kontribut të qenësishëm për promovimin e vlerave të kulturës dhe letërsisë shqipe bashkëkohore.
Për artin letrar të tij, poeti Skender Rusi ka marrë vlerësime të shumta, ku më i fundit është vlerësimi me titullin “Qytetar Nderi i Korçës”, në vitin 2021.
Jeta shpirtërore dhe krijuese e poetit Skënder Rusi është e lidhur me qytetin e Korçës, qytet të cilit si rrallëkush më parë, i ka kushtuar një libër me 100 poezi të gjitha si dedikim ndaj tij, përfshirë edhe një poezi – himn ndaj qytetit: “Korçës një fjalë dashurie”.
Aktiviteti i tij në fushën e kulturës dhe librit në rajonin e Korçës ka një shtrirje profesionale 27 vjeçare, duke nisur si drejtor i Pallatit të Kulturës së qytetit të Korçës 1991-1996 dhe drejtor i Bibliotekës së qytetit nga 1997-2017.
Ky poet ka ideuar aktivitetin më të rëndësishëm poetik, për ngritjen dhe promovimin e vlerave të poezisë shqipe brenda dhe jashtë vendit “Netët Korçare të Poezisë”, i cili për 25 vjet e në vijim është shndërruar në traditën që e identifikon Korçën poetike në sytë e shijuesit të poezisë brenda dhe jashtë vendit, me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj.
Krijimet poetike të poetit Skënder Rusi janë botuar dhe përfshirë nëpër antologjitë e disa vendeve të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.
Skënder Rusi i ka kënduar në mënyrën më të bukur dashurisë dhe qytetit të Korçës.
Vëmendja ndaj poetit, është kujdes dhe vlerësim ndaj shpirtit të së bukurës, që ushqen kujtesën e një vendi dhe frymëzon të ardhmen e tij.