Shuhet zjarri në Maminas, drejtori i zjarrëfikësve tregon shkakun
Paraditen e kësaj të premte, fabrika e tullave në Maminas u prëfshi nga flakët dhe zjarri mësohet se është shuar pas disa orësh. Specialistët ndodhen në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbuluar shkakun e zjarrit.
Në momentin e zjarrit në fabrikë kanë qenë rreth 120 punëtorë, por kanë dalë menjëherë. Shefi i zjarrëfikësve në Durrës, Adriatik Veliaj, tha se dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.
”Nuk mund të gjykojmë për momentin për shkakun. Por falë forcave zjarrfikëse dhe punës së policisë është evituar dëmi në njerëz. Gjykoj se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike. Me të marrë njoftim për zjarrin dhe duke menduar përmasat, kemi ardhur në mbështetje të zjarrfikësve të Shijakut. Kemi njoftuar dhe forca të tjera. Zjarri është fikur totalisht”, tha ai për ”News24”.
KOHA JONË SONDAZH

