Shullazi lëvizte vetëm makina të blinduara dhe shoqërues

Emiljano Shullazi lëviz thuajse gjithnjë i me makina të blinduara. Veçanërisht pas atentatit të dështuar të 5 janarit 2015 në Qafë Kashar, ku shpëtoi vetëm me disa të gërvishtura, ai e ka shtuar kujdesin. Shoqërohet me një eskortë makinash luksoze, antiplumb dhe me persona të armatosur. Një makinë e blinduar e Shullazit, sipas opozitës, hyri pak muaj më parë në doganën e Durrësit, por nuk u regjistrua.

Disa nga shoqëruesit e Shullazit mësohet se janë identifikuar nga policia dhe po mbahen nën vëzhgim. Kur Shullazi u shoqërua tre ditë më parë, para shtëpisë së tij ishin mbledhur të paktën 20 të rinj. Disa media shkruajnë se mes tyre kishte njerëz të armatosur. Një ditë më pas, një grup miqsh të Shullazit u grumbulluan para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Mes tyre dyshohet se ishin edhe disa nga personat që po vëzhgohen nga policia, si truproja të tij

SHKARKO APP