Shullazi nuk mbante celular në momentin e arrestimit

Një fakt kompromentues për policinë ka dalë në dritë gjatë ditës së sotme, në lidhje me çështjen “Shullazi”. 38 vjeçari dyshohet se ishte duke pritur për shoqërimin, pasi ishte njoftuar më parë. Shullazi nuk mbante celular me vete në momentin, që u kap nga policia në një lokal në rrugën e Kavajës. Ky detaj, përforcon dyshimet se Shullazi ishte në dijeni të shoqërimit dhe se marrja e tij në pyetje ishte thjesht një formalitet i paralajmëruar nga uniformat blu, pavarësisht se mbi Shullazin rëndojnë disa akuza.

Lapsi.al

SHKARKO APP