Shumë fshatra vijojnë pa energji elektrike në Bulqizë, përgjegjësi i OSHEE-së: S’kemi punonjës
Shumë fshatra të njësive administrative të bashkisë Bulqizë vijojnë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të linjave të tensionit të ulët dhe atë të mesëm nga reshjet e 3 ditëve të fundit.
Ndërkohë punonjësit e OSHEE në Bulqizë po vijojnë punën për riparimin e linjave.
I kontaktuar ne telefon, Edmond Visha përgjegjësi i OSHEE-së Bulqizë tha se situata e defekteve në linjat e transmetimit është shumë i madh dhe se duhet patjetër punonjës ndihmës pasi kanë shumë pak punonjës për riparimin e linjave.