‘’Shumë persona punojnë në të zezë’’, Nazarko: Të përdoret strategjia e SHBA në 1964, tollon ose çek për ushqime

Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin e Sokol Ballës Real Story në News24 ka thënë se Shqipëria duhet të ndërrojë strategji që të kompensojë edhe personat që punojnë në të zezë.

Me këtë strategji sipas tij shumë punonjës që punojnë në të zezë mund të ngelen pa bukë dhe shprehet se të gjithëve duhet t’u jepet tollon ose çek për ushqime në supermarket.

Sipas Nazarkos kjo është mënyrë që eleminon korrupsionin dhe i jep dinjitet të gjithëve në këtë moment fatkeqësie pasi këtë ka bërë Lindon Johnson në vitin 1964 në SHBA>

”Duhet një strategji tjetër, kjo mund të çojë në revoltë sociale. Kemi  ekonomi informale, kemi 400 mijë në informalitet

Në momentin që Ministria e Financave për këtë punë do çojë listën e pagave të luftës. Nëse e ka menaxhuar Ahmetaj e ka bërë gabim.

Nëse do çosh pagën e luftës, atëhere shumë persona janë në të zezë. Tani o do i kërkosh llogari pronarit ose do vrasësh pronarin.

Ka shumë ndryshim. Nëse nuk është regjistruar do e hajë. Kur çon listën në Ministri, 300 mijë s’kanë të hanë bukë.

Siç e ka bërë SHBA në ’64, siç na e kanë bërë refugjatëve në Gjermani. Merre tollonin, dhe ti shko në supermarket dhe bli ato që dëshiron dhe je brenda dinjitetit tënd, je brenda ndihmës së shtetit tënd. Dhe heq korrupsionin. Nuk kemi vetëm ata që mbledhin kanaçe, ata me mistri, biznesi i vogël sepse pa bërë cinikun e madh. Në fillim të populli pastaj biznesi i madh. Një pjesë e biznesit të madh edhe mund t ëiki. S’ka çfarë i do gjithë ato pika karburantesh, farmaci.

Mund të ndërojnë një strategji që e ka bërë Lindon Johnson në SHBA në 1964 në masën 58 miliardë dollarë. Kjo e sistematizon shtetin, dhe ti vazhdon të merresh vesh. Për t’i hedhur gjëra njerëzve nga drtarja është propagandë komuniste e ’60.”- tha Nazarko.

SHKARKO APP