Shumica e rasteve në SHBA me Delta
SHBA ka raportuar 11 raste të reja me Omicron por varianti Delta vazhdon të dominojë në vend. Sipas ekspertëve, shumica e rasteve në SHBA janë të infektuar me variantin Delta.
New Jersey, Maryland, Missouri, Nebraska, Pennsylvania dhe Utah raportuan secila rastet e tyre të para me variantin Omicron të premten. Rritja e rasteve mund të mbingarkojë më shumë spitalet amerikane që tashmë po përballen me ngarkesa të larta të rasteve dhe një staf të lodhur, tha për MSNBC Ashish Jha, dekane e Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Brown.
Ish-komisioneri i FDA-së Scott Gottlieb tha se shtetet me norma më të larta vaksinimi ka të ngjarë të jenë më të mbrojtura kundër Omicron, duke theksuar se personat e pavaksinuar që i mbijetuan Delta-s mund të mos jenë më të mbrojtur ndaj variantit të ri.
Omicron është zbuluar në rreth 40 vende, deri më tani.
KOHA JONË SONDAZH

