S’i dha lekë ish-gruas për fëmijët, burgoset i divorcuari

 

Nëse nuk shlyen detyrimet financiare të përcaktuara nga Gjykata, për fëmijët në rast se je i divorcuar përbën vepër penale dhe dënohesh me burg.

Një dënim të tillë ka marë edhe një 35-vjeçar nga fshati Skroskë i Librazhdit.

Bëhet fjalë për shtetasin Guri Omeri, i cili u dënua nga gjykata me 20 ditë burg.

Ky shtetas u ndalua ditën e djeshme nga Policia në pikën kufitare të Kapshticës. Dënimi i tij ishte dhënë në mungesë.

SHKARKO APP