Si do të jetë 2023 për PD? Çfarë synon Alibeaj më 14 maj

14 maji do të jetë sfida për të provuar se kush zotëron shumicën në Partinë Demokratike. Kandidati i PD-së së Berishës për Bashkinë e Elbasanit e njëkohësisht nënkryetari i kësaj force politike Luçiano Boçi thotë se janë politike qëllimet e pjesëmarrjes në zgjedhje të grupimit Alibeaj.

“Është e drejta e tyre se përfaqësuesit e tyre janë më potentë në bashkitë ku i kanë propozuar dhe prezantuar. Dhe, të tjerët mendojnë se përfaqësimi politik është më i spikatur në një përfaqësues të propozuar nga ata sesa nga një përfaqësues që vjen nga procesi i primareve”.

Deputeti Ervin Salianji ka mbajtur një qëndrim neutral në dualitetin brenda demokratëve, por ngre një dyshim të madh mbi qëllimin që ka grupimi Alibeaj që po futet në zgjedhje me kandidatë e tyre.

“Është një lëvizje që bëhet nga ish kryetari i partisë për të tentuar krijimin e një partie të vogël. Besoj se nuk ka njeri me logjikë normale që të mendojë që kandidatatët që po dalin mund të fitojnë bashkitë”.

Të përçarë, por palët duket se kanë bërë një marrëveshje në heshtje, ku në disa bashki si ajo e Peqinit apo Malsisë së Madhe, në të cilin përflitet që kandidati të jetë deputeti Ramadan Likaj, të dalin me një kandidat të përbashkët për t’i kthyer këto bashki të djathta.

SHKARKO APP